Lider në prodhimin e Energjisë së Rinovueshme
ENERGAL sh.p.k, një shoqëri e kontrolluar nga EURON shpk, u krijua me qëllim prodhimin e energjise elektrike te rinovueshme duke investuar në zhvillimin dhe zbatimin projekteve të integruara kyç në sektorin e energjisë së rinovueshme. Fokusi ynë kryesor janë hidrocentralet e vegjël. Ne hidrocentralet e ndertuara jane aplikuar teknologjite me bashkekohore në këtë sektor. Ne gjithashtu synojmë të ndihmojmë dhe mbeshtesim zhvillimin e qendrueshem te ekonomive ne komunitetet lokale , përmirësimin e infrastrukturës si dhe ruajtjen e mjedisit duke prodhuar 100% energji të pastër.
HC ORGJOST ndodhet ne Rrugen Kukes-Orgjost , km 10 , KUKES , Shqipëri. Faza e Ndertimit ka zgjatur 24 muaj, duke filluar nga Mars i 2011-tës deri në Mars të 2013-tës dhe HC është në prodhim që nga Prill 2013.
• Vlera e Investimit eshte € 5,400,000.
• ORGJOST SHPP prodhon në vit rreth 20,500,000 kwh.
Hidrocentrali “ORGJOST” shfrytezon ujrat e perroit te Orgjostit, Qarku Kukes. Per marrjen e ujit eshte ndertuar Diga e Tipit me Marrje Anesore si dhe Dekantuesi me dy dhoma me permasa 60 x 9.0 ml. Niveli normal i ujit ne Dige-Dekantues eshte 677.50 mnd ndersa Ndertesa e centralit qe eshte 581.10 mnd. Renia bruto e HEC “ORGJOST” rezulton te jete 96.40 m ndersa Renia Neto Hneto = 85.42 m. Sistemi i Derivimit eshte Tubacion GRP me diameter 1.6 – 1.8 m dhe gjatesi 2 350 m. Prurja Llogaritese e pranuar per permasimin dhe llogaritjet e te gjitha veprave te Hidrocentralit ORGJOST eshte pranuar 6.5 m3/s.
Fuqia e instaluar N=4800 kw. Tubacioni kalon paralel me shtratin e perroit te Orgjostit dhe shkarkon ne Ndertesen e Centralit , rreth 150 m poshte ures mbi Perroin e Orgjostit.
HC Orgjost turbinave:
Technical Data | Unit 1 | Unit 2 | |
Nominal Power | 2402 kw | 2402 kw | |
Output Tate Voltage | 6,000 v | ||
Turbine Type | Francis | ||
Nominal Speed | 750 rpm | ||
Net Heat | 85,42 m | ||
Gross Head | 90.10 m | ||
Flow rate | 3,25 m3/s | 3,25 m3/s | |
Runaway Speed | 1.768 rpm | ||
Axial direction | Horizontal | ||
Wicket Gate Number | 12 | ||
Runner Blade Number | 13 |